Qe prej janarit te ketij viti po luan ne Kosove, pikerisht me skuadren e Superliges- Llapin dhe ne fakt po ben mire duke u shderruar ne nje nga lojtaret me te rendesishem te kesaj skuadre.
E kemi fjalen per mesfushorin nga Kopliku Ersil Ymeri. Ne tete ndeshje qe ka luajtur me fanellen e Llapit, ai ka shenuar 7 gola duke u dalluar kesisoj edhe ne kete drejtim, ndonese detyra e tij kryesore nuk eshte te shenoje.
I rritur tek Akademia Vllaznia, Ymeri ka provuar te luaje me disa skuadra duke nisur nga Veleçiku, per te kaluar tek Kamza, Kastrioti ku ka qendruar me gjate si dhe tek Laçi para se te transferohej ne Kosove.
Me paraqitjet qe po ben tek Llapi, me shume siguri Ymeri do te jete ne qender te merkatos se shume ekipeve kosovare sepse ata mund te bejne te tyrin nje mesfushor qe garanton perveç lojes se mire ne mesfushe, edhe shume gola.
www.shkodrasport.com