Vllaznia barazoi 1-1 mbremjen e se enjtes ndaj Universitatea te Krajoves ne perballjen e pare te vlefshme per turin e dyte te kompeticionit te rendesishem europian “Conference League”.
Mbremja e 21 korrikut do te mbahet gjate mend per numrin e madh te tifozeve shkodrane te pranishem ne stadium, por edhe per atmosferen shume te bukur qe mbizoteroi gjate gjithe takimit.
Bukurine ia ka rritur edhe me shume me profesionalizmin e tij gazetari i njohur sportiv Ervin Baku i cili perpos ketij profesioni, duket se ka lindur per te bere edhe rolin e moderatorit ne te tilla ndeshje.
Menyra si lidhet me mikrofonin per ta bere atmosferen ne stadium sa me inkandeshente, eshte vertete e veçante. Pasioni me te cilen therret eshte i jashtezakonshem, e kjo shihet qarte tek zeri qe buçet, tek frymemarrja e tij dhe tek djerset qe i dalin ne balle nga perkushtimi me te cilin deshiron ta beje kete pune.
Ai eshte zgjedhur per te dytin vit me rradhe nga drejtuesit e Vllaznise per te moderuar ndeshjet nderkombetare te saj dhe padyshim qe kane bere zgjedhjen e duhur. Baku e ben me shume profesionalizem kete gje, duke dashur te shnderrohet ne lojtarin e 12-te te Vllaznise me menyren si u kerkon futbollisteve ne fushe te japin me te miren e tyre per kete skuader.
Per menyren si u kerkon tifozeve te mos i lene ne balte futbollistet dhe mbase ne momente te caktuara edhe duke e tepruar paksa dhe duke shkelur edhe rregullat e moderimit, por vetem e vetem qe t’ua beje te qarte tifozeve se nuk kane ardhur ne teater, por ne stadium per te mbeshtetur skuadren e tyre te zemres.
Dhe sigurisht qe ka te drejte sepse ne momente te caktuara ne stadium me shume degjoheshin 100 tifozet rumune sesa 10 mije tifozet e Vllaznise!!! Dhe Ervin Baku ia arrinte qe me menyren e tij origjinale te moderimit, t’i vinte ata ne siklet dhe te “zgjoheshin” per te mbeshtetur skuadren e tyre te zemres./SHKODRA-SPORT.COM/