Lajmet jo të mira për ekipin e volejbollit të meshkujve të Vllaznisë vazhdojnë të shtohen. Pas largimit të Marjan Gjoklajt drejt Erzenit, ky ekip po ashtu ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër lojtari nga Shkodra.
Këtë herë shijakasit kanë firmosur me pasuesin Gledis Lloshi (Dibra). Kjo bëhet e ditur nga një prej faqeve pranë këtij ekipi teksa e shoqëron këtë lajm edhe me foton ku volejbollisti shkodran ka pozuar me presidentin dhe trajnerin e këtij ekipi.
“Erzeni Volley godet serish ne merkato.Ekipi i volejbollit Erzeni i cili po stervitet me intesivitet te larte ne qytetin e Korces, ben goditjen e radhes ne merkato.
Sapo ka firmosur per nje vit kontraten me kater here kampionet e Shqiperise ne volejboll per meshkuj, lojtari i Vllaznise Gledis Dibra.
Lojtari eshte shprehur mjaft entuziast per aventuren e re me skuadren shijakase, dhe vjen ne radhet e Erzenit Voley me statusin e kampionit, pasi ka dale kampion dhe me shkodranet e Vllaznise!
Merite per kete goditje ne merkato kane drejtuesit e e ekipit me ne krye shefin e klubit Lent Rexhepi, te cilet ne drejtimin e dyshes se trajnere Sako dhe Muka kane krijuar nje ekip i cili do vazhdoje te jape tonin ne volejbollin shqiptar- shkruhet ne kete faqe.