HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErzeni humb ‘pjesët’, shijakasit njoftojnë largimin e kapitenit 8 ditë para ndeshjes...

Erzeni humb ‘pjesët’, shijakasit njoftojnë largimin e kapitenit 8 ditë para ndeshjes me Vllazninë

Rejnaldo Troplini nuk do të jetë më lojtar i Erzenit.

Sulmuesi shijakas njëkohësisht dhe kapiteni i skuadrës deri sezonin e kaluar nuk do të jetë pjesë e skuadrës në elitë, në Abissnet Superiore pasi i është komunikuar largimi nga drejtuesit e klubit.

Lojtarit 27-vjeçar i është ofruar një post në skuadër, por diçka e tillë është refuzuar nga Troplini, i cili më parë ka qenë pjesë e Teutës dhe Laçit.

Gjatë merkatos së verës, shijakasit kanë pësuar ndyshime të theksuara, pasi “boshti” sezonit të kaluar pothuajse është larguar i gjithi.

Nga skuadra përpos Troplinit janë larguar edhe emra si, Ramilli, Hidi, Meta, Xhebrahimi, Raboshta, Ymeri, Beci, Mehmeti, Xhemalaj, Boci, Alimadhi, Dickson Idakwo, Prengaj, Musaj dhe Nuriu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments