hkëndija dhe Sindrit Guri kanë ndërprerë marrëveshjen. Lajmi në fjalë është bërë publik nga klubi tetovar në një postim në faqen zyrtare, ku ndër të tjera i shpreh mirënjohjen lojtarit për përkushtimin e treguar me fanellën “kuqezi”.

Sulmuesi u bashkua me Shkëndijën në shtator të 2021-shit dhe pas një viti bashkë palët kanë rënë dakord për “ndarjen”.Aktualisht 28-vjeçari ka oferta nga Turqi dhe Rumani, por ka edhe klube shqiptare që do të dëshironin të kishin shërbimet e sulmuesit.

“KF Shkëndija dhe Sindrit Guri kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Sindritin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen.

Rikujtojmë që Guri skuadrës sonë iu bashkëngjit në shtator të vitit të kaluar dhe ishte lojtari kryesor në sulmin e Shkëndijës, duke shënuar golat vendimtarë si në kampionat po ashtu edhe në ndeshjet në kompeticionet evropiane.

Sindrit Guri deklaroi se “falënderoj KF Shkëndijën, Tetovën, Ballistët, të gjithë tifozët, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë të punësuarit në klub për përkrahjen e parezervë që ma kanë dhënë gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në Shkëndijë dhe në Tetovë. Unë jam shumë krenar që pata mundësinë të jap maksimumin për fanellën kuqezi, fanellë kjo që përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Shkëndijës i uroj suksese të mëdha në rrugëtimin e saj!

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Sindrit. Faleminderit për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen!”-shkruan Shkëndija.