Javet kalojne dhe Superliga e ketij sezoni po dhuron çdo jave emocione te shumta. Pasditen e sotme, Erzeni ka mundur 2-1 Egnatian e vendit te trete dhe eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve duke qene tashme ne vendin e katert te renditjes, ndersa Vllaznia per bilanc me te vogel se shijakasit zbret ne te pestin.

Sfida e luajtur në “Niko Dovana” u mbyll 2-1 për Erzenin. Skuadrat shfaqën një ritëm të lartë loje dhe raste të shumta si në pjesën e parë dhe të dytën. Ndeshja u ndez në minutën e 32 kur Kahrimanovic shënoi golin e parë për Erzenin. Ademi fitoi një penallti në hyrje të zonës dhe gjyqtari u konsultua me VAR-in dhe akordoi penallti të cilën e shndërroi në gol Kahrimanovic.

Në të 37-tën Nonato dyfishoi shifrat në 2-0 për vendasit. Në fund të pjesës së parë ishte Dëamena ai që zgjoi Egnatian nga gjumi dhe ngushtoi shifrat në 2-1. Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë dhe raste. Egnatia nuk donte të pajtohej me humbjen dhe insistoi për minuta të tëra në gjysmëfushën shijakase. Nonato arriti të realizoi të tretin në kundërsulm për shijakasit.

Por pas 5 minutash konsultim VAR anulloi gjithçka. Egnatia sulmoi me gjithçka që kishte në dispozicion. Dwamena kishte disa raste të pastra për të shënuar por ishte i pafat. Një moment ai goditi shtyllën dhe në një moment tjetër i vetëm fare portieri Xhika bëri një super pritje. Kështu Erzeni merr një fitore të rëndësishme që e ngjit momentalisht në vendin e katërt me 36 pikë.

ERZENI 2-1 EGNATIA

33′ (p) Kahrimanoviç, 38′ Nonato / 45’+4′ Duamena