...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErzeni 'pa frena' në merkato, afron ish-mbrojtësin e Shkëndijës

Erzeni ‘pa frena’ në merkato, afron ish-mbrojtësin e Shkëndijës

Erzeni ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin e majtë Xhelil Asani. 26 vjeçari nga Maqedonia e Veriut rikthehet pas gjashtë vitesh në Superligë, pasi më herët ka qenë pjesë e Bylis.

Shtatëlarti luan në gjithë fashën e majtë të fushës, teksa shihet si vlerë e shtuar për të besuarit e Kapllanit. Veç Bylis, shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës, Metalurg, Pembroke, Masha’al, Mladost, Rudar apo Pittsburg në SHBA.

“Klubi i Futbollit Erzeni ka arritur të nënshkruajë me mbrojtesin anesor Xhelil Asani , i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin e prapavijës.

I lindur në Kërçove të Maqedonise se Veriut , Asani do të rikthehet pas gjashtë vitesh në Abissnet Superiore pas disa eksperiencash në Maltë,Bjellorusi,Maqedonine e Veriut,Uzbekistan,Bosnje Hercegovine,Rusi dhe Amerikë .

Mbrojtesi i majtë 26-vjecar ka luajtur për këto ekipe Vellazerimi,Bylis,Metalurg Skopje,Pembroke,Torpedo Zhodino,Shkendija Tetove,Mash’al,Mladost Kakanj,SKA Khabarovsk,Pitssburgh,Rudar Prijedor”, njofton Erzeni.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.