Erzeni ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin e majtë Xhelil Asani. 26 vjeçari nga Maqedonia e Veriut rikthehet pas gjashtë vitesh në Superligë, pasi më herët ka qenë pjesë e Bylis.

Shtatëlarti luan në gjithë fashën e majtë të fushës, teksa shihet si vlerë e shtuar për të besuarit e Kapllanit. Veç Bylis, shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës, Metalurg, Pembroke, Masha’al, Mladost, Rudar apo Pittsburg në SHBA.

“Klubi i Futbollit Erzeni ka arritur të nënshkruajë me mbrojtesin anesor Xhelil Asani , i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin e prapavijës.

I lindur në Kërçove të Maqedonise se Veriut , Asani do të rikthehet pas gjashtë vitesh në Abissnet Superiore pas disa eksperiencash në Maltë,Bjellorusi,Maqedonine e Veriut,Uzbekistan,Bosnje Hercegovine,Rusi dhe Amerikë .

Mbrojtesi i majtë 26-vjecar ka luajtur për këto ekipe Vellazerimi,Bylis,Metalurg Skopje,Pembroke,Torpedo Zhodino,Shkendija Tetove,Mash’al,Mladost Kakanj,SKA Khabarovsk,Pitssburgh,Rudar Prijedor”, njofton Erzeni.