HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErzeni rikthehet pas 19 vitesh në Superligë. Sot në fushë kundër Vllaznisë

Erzeni rikthehet pas 19 vitesh në Superligë. Sot në fushë kundër Vllaznisë

Superiorja çeli dje siparin me ndeshjen Kukësi – Tirana në “Kukës Arena”, që përfundoi me shifrat e barabarta 1 me 1. Sot luhen dy ndeshje të tjera, që mund të sjellin fitoren e parë të këtij sezoni për elitën e futbollit shqiptar.

Fillimisht Erzeni do presë Vllazninë në “Niko Dovana”, me takimin që fillon në orën 17:00. Shijakasit do i zhvillojnë ndeshjet pritëse në stadiumin e Durrësit, teksa kujtojmë që kthehen në Superiore pas 19 viteve.

Në anën tjetër ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias luhet në orën 19:30, stadiumi “Elbasan Arena”. Të kuqtë si pritës janë të detyruar të luajnë në stadiumin “Elbasan Arena” sepse “Air Albania” nuk mund të përdoret aktualisht./newsport/

Java I, Abissnet Superiore, e shtunë:

Ora 17:00, Erzeni – Vllaznia

Ora 19:30, Partizani – Egnatia

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments