Vllaznia prej disa ditësh ka afruar në ekip një përgatitës atletik i cili tashme e ploteson edhe me shume stafin e Brdariç, nderkohe qe me pare ishte emeruar edhe video-analisti Xhoen Tugu.

Bullgari Mihail Tzokov ka një karrierë të pasur në futbollin e vendlindjes, ndërsa është trajnuar edhe nga Fiorentina, Atalanta apo Barcelona.

Kushti i FSHF-së për një pozicion të tillë, ka bërë që drejtuesit e kuqebluve të forcojnë ekipin e trajnerëve me një përgatitës atletik.

34 vjeçari më herët ka qenë pjesë e skuadrave të CSKA Sofie, FC Vitosha apo edhe FC Montana. Tzokov ka kryer studime për përgatitës atletik, videoanalist dhe psikolog sporti, me Vllazninë që ka afruar një person që bën disa role. Bullgari ka kryer disa përgatitje dhe intershipe me Fiorentinën, Charlton, Atalantën dhe Barcelonën.