Jose Mourinho ka drejtuar Romën drejt një finaleje europiane për të dytin vit rradhazi. Pas suksesit historik në Tirana portugezi kërkon të bëjë të njëjtën gjë por në një rang më lart, në finalen e Europa League përballë Sevillas.

“Special One” konsiderohet si një nga strategët më të mirë të të gjitha kohërave dhe këtë e provon karriera e tij e lavdishme. Mirëpo, është edhe një tjetër trajner legjendar që mbështet portugezin në çështjen: “Guardiola, Klopp apo Mourinho”

Cili është sekreti i Romës që kap finalen e dytë rradhazi?

“Fjala sekret prezantohet nga një njeri që të gjithë e njohim, i cili që tri dekada vazhdon të fitojë ende, nuk e di se cili është sekreti i tij, por e di që kjo nuk është rastësi as fat.

E respektoj shumë Guardiolan, poashtu edhe Klopp, por a do të mund të arrinin dicka me këtë Romë momentale? Sinqerisht jo, nuk do të bënin asgjë.

Nëse Mourinho largohet, këtë post do t’ia ofroja Guardioles apo Klopp dhe do t’iu thosha; ‘Dua ta shikoj gjenialitetin tuaj duke bërë dicka me këtë formacion”, tha Capello.