Vllaznia dhe Partizani ne volejboll per meshkuj jane ndeshur mbremjen e sotme ne kuadrin e ndeshjes se rradhes te kampionatit kombetar. Te kuqte kane fituar me rezultatin 3-1 por sakaq, gjate kesaj ndeshje ka rene ne sy nje fakt mjaft interesant qe shikohet edhe ne foton e ketij shkrimi.

Keshtu, ne pankinen e Vllaznise siç dihet, pjestar i stafit kuqeblu eshte edhe mjeku e fizioterapisti i njohur Arben Mlloja i cili prej vitesh e kryen kete detyre prane te gjitha ekipeve te Sk Vllaznia.

Por nga ana tjeter, ajo qe ka rene ne sy ka qene prania ne pankinen e Partizanit e te birit, Redit. Ky i fundit prej disa kohesh eshte spostuar ne Tirane per shkak te studimeve te tij dhe per rrjedhoje, trajneri Ylli Tomori ka shprehur deshiren ta kete ne stafin e tij dhe keshtu ka ndodhur.

Ne kete menyre, sot babe e bir kane qene kundershtar te njeri- tjetrit ne pankinat respektive dhe ne fund, ka gezuar Redi Mlloja, pjestar i stafit te Partizanit.
www.shkodrasport.com