Vllaznia e basketbollit të femrave e mbylli kampionatin duke u eliminuar në gjysmëfinale, pikërisht ndaj Flamurtarit të Vlorës, ekip që në fund u shpall me meritë kampion i vendit.
Kuptohet që kaq ishin pretendimet e ekipit shkodran, nisur nga përbërja që ai ka duke qenë i vetmi nga katër gjysmëfinalistet pa asnjë lojtare të huaj në rradhët e tij.
Por ky fakt nuk e ka penguar basketbollisten e Vllaznisë Bernada Rreshpja të shpallet pikëshënuesja më e mirë e kampionatit, me një numër rekord pikësh, 385. Pikë këto që i ka shënuar në 20 ndeshje, me një mesatare shumë të lartë prej 19.25 pikësh për ndeshjes.
“TOP 5” e pikëshënueseve më të mira plotësohet me katër lojtaret e huaja të Flamurtarit që e ndihmuan këtë skuadër të shpallet kampione. Ndonëse ato kanë kanë luajtur edhe katër ndeshje më shumë (ato të finaleve), sërish nuk ia kanë dalë ta kalojnë basketbollisten shkodrane që konfirmon vlerat e saj si një nga lojtaret më të mira të kampionatit.
Gjergj KOLA
“TOP 5”
1. Bernada Rreshpja (Vllaznia) 385 pikë (20 ndeshje)
2. Analyss Benally (Flamurtari) 359 pikë (24 ndeshje)
3. Liliane Ikete Ndongbëo (flamurtari) 348 pikë (24 ndeshje)
4. Sophia Lynn Jacobsson (Flamurtari) 314 pikë (24 ndeshje)
5. Samra Omerbasic (Flamurtari) 311 pikë