Egnatia mposhti dje Vllazninë në Rrogozhinë me shifra 1-0 dhe hodhi një hap drejt finales së Kupës. Vendësit iu falën një supergoli të shënuar nga Fernando Medeiros në pjesën e parë në “Arena Egnatia”.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, heroi i rrogozhinasve u shpreh i lumtur që ndihmoi ekipin të arrinte një rezultat pozitiv. Braziliani theksoi se Egnatia është e fokusuar të triumfojë në të dyja frontet këtë sezon.
“Jam i lumtur që u riktheva te goli dhe ndihmova ekipin tim të arrijë një rezultat të rëndësishëm kundër Vllaznisë. E kishim përgatitur me kujdes këtë duel, pasi duam t’i shkojmë deri në fund Kupës. Shkojmë me besim në takimin e dytë në transfertë kundër shkodranëve.
Nuk kemi aspak frike nga kundershtari, edhe nese nuk do ta kishim fituar takimin e pare ndaj Vllaznise. I vleresoj maksimalisht kundershtarit pasi kane lojtare cilesore, qe mund te te bejne keq ne çdo kohe. Ne do te luajme shanset tona ne takimin e kthimit pasi presioni tashme kalon ne anan e Vllaznise. Duhet ta interpretojne me kujdes kete ndeshje dhe te kualifikohemi”- eshte shprehur Fernando./www.shkodrasport.com/