HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFestë me katër gola të shënuar, Vllaznia mund Laçin dhe sheh kreun...

Festë me katër gola të shënuar, Vllaznia mund Laçin dhe sheh kreun më afër

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Laçit, duke u konfirmuar tashmë si një skuadër pretendente për titullin kampion. Kuqeblutë kanë dominuar plotësisht ndaj kurbinasve duke marrë tre pikët me meritë, teksa vetëm 3 pikë është edhe distanca që i ndan tanimë nga vendi i parë.

Shkodranët kanë dominuar që nga minuta e parë sfidën, duke kërkuar vazhdimisht golin derisa e gjetën atë me anë të Hoxhajt. Më pas, për ta u bë gjithçka e thjeshtë dhe sulmuesi i dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë duke bërë të qartë se si do të shkonte rrjedha e sfidës.

Josa i dha minuta edhe Bekim Balajt në pjesën e dytë, por ndërsa ekipi i tij shpërdoronte raste para portës, Laçi rihapi duelin me golin e Shkurtajt.

Megjithatë, drithërimat e vendasve zgjatën pak minuta pasi Juriç vendosi edhe një herë distancën e dy golave. Ndërsa në fund, ishte Jonuzi ai i cili shënoi golin i cili vulosi suksesin 4-1 të kuqebluve që duket se janë kthyer në shinat e duhura dhe kërcënues në garën për titullin.

VLLAZNIA-LAÇI 4-1
31′, 43′ Hoxhaj, 73′ Juriç, 90’+3′ Jonuzi / 65′ Shkurtaj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments