Presidenti Aleksandër Ceferin në mbledhjen e UEFA-s ka vendosur që t’i japë një shuplakë sportive Rusisë, pas luftës që kjo nisi me Ukrainën, duke transferuar finalen e Champions-it nga Shën Pjetërburgu në Paris.

Ndonëse shumë prisnin Londrën si selinë e re, zgjedhja e Ceferinit ishte e shtyrë nga një aspekt politik: e para pasi kryeministri francez Makron ishte personazhi i parë politik që i doli në krahë UEFA-s kur Juventusi, Barcelona dhe Reali i Madridit donin të krijonin Super Ligën.

Dhe e dyta, pasi numri një i qeverisë së Francës ishte i vetmi që pati guximin të ballafaqohet sy më sy me Vladimir Putinin në Moskë, për ta kërcënuar që të mos niste pushtimin në Ukrainë.