Mesfushori kosovar i Torinos, Mërgim Vojvoda, është intervistuar për sa i përket situatës së luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

Media italiane e nis shkrimin me : “27-vjeçari është nga Kosova dhe kështu i kupton efektet e luftës mbi një komb dhe popull”, duk iu kthyer viteve që Serbia filloi luftën mbi popullin kosovar.

“Nuk është e lehtë të flasësh për këtë, ne të gjithë po e ndjekim atë që po ndodh. Ata që e jetojnë këtë e dinë se si është ndjesia, qofshin ukrainas apo rus. Shpresojmë që gjithçka të ndaloj shpejt.

Në luftë nuk ka fitues”, ishin fjalët e Vojvodës.