“Finalja” e grupit 10 të “Uefa ëomen’s Champions League do të luhet nesër në orën 17.00 në qytetin Alytus të Lituanisë në mes skuadrës vendase Gintra dhe Vllaznisë së Shkodrës.

Një sfidë kjo përcaktuese për fatin e skuadrës që do të vazhdojë më tej rrugëtimin në këtë kompeticion të rëndësishëm europian. Vllaznia ka me shume shanse megjithate jane edhe 90 minuta per t’u luajtur.

Duhet thënë se në Shkodër dhe Shqipëri ka patur interesim të madh gjatë këtyre ditëve në lidhje me rezultatet e skuadrës kampione të vendit. Madje te shumta jane edhe ata qe kane dashur ta shohin “live” kete takim qe mund te rregjistroje edhe kualifikimin historik te Vllaznise per ne turin e dyte.

Shpresat janë të shumta që Vllaznia të kualifikohet, nderkohe qe tifozet shkodran do të kenë mundësi ta ndjekin drejtëpërdrejtë nga faqja zyrtare e ekipit Gintra në facebook por edhe në kanalin e saj në youtube

https://www.facebook.com/GintraUniversitetas/

Vllaznia do te kete nje mungese te rendesishme ne kete takim, ate te kapitenes Franja, e skualifikuar me kartona por gjithsesi stafi teknik do te mundohet ta zevendesoje ne menyren me te mire te mundshme, ndonese kjo duket shume e veshtire.
www.shkodrasport.com