Vllaznia është duke u munduar të ndërtohet për të përballuar me sukses sezonin e ri, tashmë në Superligë dhe për këtë arsye ka marrë disa lojtarë.

Në fakt vetëm njëri prej tyre kuotohet me vlerë të madhe në treg, madje për momentin është futbollisti më i vlerësuar nga faqja e njohur “transfermarkt”. Bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov, vlera e të cilit llogaritet plot 400 mijë euro.

Në vend të dytë është portieri Alen Sherri që vlerësohet 275 mijë euro e kështu me rradhë. Në listën e kësaj faqeje, nuk janë bërë të gjitha azhornimet e duhura të lojtarëve që kanë ardhur por edhe janë larguar dhe për këtë arsye, pjesë e Vllaznisë në të janë edhe futbollistë si Gocaj, Marku, Hajdari etj.

Ja lista e futbollistëve më të vlerësuar:

1. Filip Gligorov 400 mijë euro
2. Alen Sherri 275 mijë euro
3. Behar Ramadani 275 mijë euro
4. Ardit Krymi 250 mijë euro
5. Ndriçim Shtubina 250 mijë euro
6. Erdenis Gurishta 225 mijë euro
7. Renato Malota 200 mijë euro
8. Arsid Kruja 200 mijë euro

Ndërkohë, Vllaznia në total vlerësohet me shifrën e 3.58 milionë eurove, por vlera e saj mund të rritet edhe më shumë nga blerjet e mundshme që pritet të bëjë.
© shkodrasport.com