Perpos trofeve te shumte te fituar me ekipin e Vllaznise, Megi Doçi e ka mbushur “vitrinen” e saj edhe me trofete personale. Te ciles mbreme i ka shtuar edhe dy te tjere te rendesishem qe ka marre nga Federata Shqiptare e Futbollit ne ceremonine “Me te miret 2022”.

Behet fjale per “Topin e Arte 2022” dhe po ashtu edhe “Kepucen e Arte” te ketij viti. Sulmuesja e Vllaznise sigurisht qe eshte shprehur shume e emocionuar ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” duke deklaruar:

“Patjeter qe jam shum e lumtur dhe njekohesisht edhe shume e emocionuar pas ketyre dy trofeve qe mora mbreme ne ceremonine e organizuar nga Federata. Ne to, ka shume pune brenda, sakrifica dhe njekohesisht shperblehet puna e vazhdueshme. Endrrat realizohen dhe plotesohen çdo dite nga pak, por egoja nuk mungon kurre per te koleksionuar edhe te tjere trofe”.

Megi Doçi eshte per momentin emblema e Vllaznise dhe e futbollit te femrave ne Shqiperi, teksa mban edhe shiritin e kapitenes te ekipit tone kombetar. E pyetur nese sukseset e saj do te vijojne edhe me tej, ajo pergjigjet:

“Patjeter, kami nje vit shum te rendsishem perpara me sfida dhe objektiva te qarta per ekipin. Kju duke fituar kupen dhe kampionatit si dhe vendosjes se yllit ne fanelle sepse do te jete titulli i 10-te per ne. Por eshte akoma heret pasi jane shume mdeshje por me qetesi, me disilpline dhe pune çdo gje do arrihet. Une patjeter do te ndihmoj ekipin sa me shume per t’i arrit keto objektiva por edhe per te thyer rekorde serish. Duhen 700 gola kete vit dhe kjo do te jete nje sfide e re per mua”./SHKODRA-SPORT.COM/