Trajneri i skuadrës U-21 të Kukësit, Oltion Kërnaja, ishte i ftuar në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Ai foli për ecurinë që pritet të ketë klubi verilindor dhe gjithashtu për ofertat e marra nga klube të Kategorisë së Parë, të cilat i ka refuzuar.

“Kam pasur disa oferta nga Kategoria e Parë, por ishin klube që luftonin për mbijetesë dhe objektivat nuk më përshtateshin.Objektivi ynë është të rrisim këtë ekip që kemi. T’i shërbejmë ekipit të parë.

Futbolli në rrethe ka shumë probleme. Mungojnë infrastruktura. Në Tiranë stërviten në orare të papërshtatshme. Stërviten shumë ekipe në një vend.

Hapat e para i kam te Tirana AS. Vitet kur kam drejtuar unë ka qenë si tabu. Të trajnosh femra ka qenë jashtë mase e vështirë. Karakteri të pabindura, mosha shumë e re.

Kukësi u nis me objektivin për të dalë kampion. Nuk u ndërtua siç duhet. Disa lojtarë erdhën jashtë forme. Ndryshimi i stafit. Duke ardhur profesor Hallaçi ka bërë një punë mjaft të mirë. Rezultatet kanë qenë të kënaqshme.

Këtë vit kampionati shqiptar ka qenë shumë i çuditshëm.

Kampion këtë vit? Them Vllaznia. Vllaznia ka gabuar me ekipe të dorës së dytë, por me ndeshjet direkte ka bërë diferencën.

Do them dy lojtarë që do kalojnë nga ekipi U-21 në ekip të parë dhe ata janë Dogjani dhe Hyla”, u shpreh Kërnaja.