Laçi-Dinamo është supersfida e parë për ditën e sotme në Superligë. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Laçit dhe do të nisë në orën 13:45.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide. Trajneri Josa i ka të gjithë lojtarët gati dhe ka hedhur në fushë më të mirët. Te Dinamo, Shkëmbi ka bërë disa ndryshime duke parë që ka 6 mungesa për këtë ndeshje.

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko, Shehi, Deliu, Lushkja, Zarubica, Mazrekaj, Guindo.

Dinamo: Bakaj, Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski, Demiri, Samake, Mihana, Ibraimi, Skuka, Chinedu.