Kastrioti do të presë sot Vllazninë kryesuese. Në orën 13:45, në stadiumin e Kamzës do të luhet ndeshja e javës së shtatë të Superligës.

Për krutanët janë gati edhe kapiteni Çela e sulmuesi Plaku. Kastrioti I këtij sezoni nuk ka pësuar asnjë humbje në gjashtë javët e para, duke qenë një surprizë e bukur.

Skema që pritet të luaj Kastrioti do të jetë 4-3-3, me Hidin që do të vendoset mes shtyllave. Në qendër të mbrojtjes Shkalla e Bojom, teksa mesfusha me tre lojtarë krijues, Mehmeti, Okebugu dhe Moraes. Sulmi pritet t’I besohet De Silva, Bardhi e Rezi.

Formacioni i mundshëm:

Kastrioti (4-3-3): Hidi, Husein, Shkalla, Bojom, Prodani, Mehmeti, Okebugu, Moraes, Bardhi, De Silva, Rezi Trajner: Ramazan Ndreu