Kukësi po lëviz shumë ngadalë në këtë merkato dimir. Largimet kanë qenë të shumta, ndërsa deri më tani nuk është zyrtarizuar asnjë lojtarë, pavarësisht se në skenë kanë dalë emra të shumtë.

Në duelin me Bylisin problematikat e Kukësit ishin të dukshme, pasi alternativat tashmë mungojnë dhe trajneri Rrahman Hallaçi është munduar t’i zëvendësojë me lojtarë të akademisë.

Duket se pas përballjes me ballshiotët te Kukësi ka një “çështje”. Bëhet djalë për sulmuesin Gabriel barboza, i cili u fut në lojë si zëvendësues dhe më pas u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo gjë dukete se ka irrituar pa masë drejtuesit që në këtë pikë të kampionatit kanë më shumë se kurrë nevojë për shërbimet e tij, por ndëshiket me kartonë nuk përtypen lehtë.

Kjo situatë duket se ëhstë bërë e bezdishme, ku sipas shtypit të shkruar drejtuesit po mendojnë edhe largimin e tij, por pritet të mësohet se cili do të jetë vendimi i verilindorëve për sulmuesin e tyre, teksa situata duket mjaft e tensionuar./newsport/