Vllaznia do te kete pasditen e neserme nje sfide shume te veshtire per te luajtur, ate te gjysmefinales se kthimit te Kupes se Shqiperise dhe rezultati 1-1 i se pares, sigurisht qe ka lene gjithçka te hapur.
Tifozet kuqeblu ne fakt duken shume te merzitur me skuadren e tyre. Kjo sepse ajo u nis si pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion, por tashme jo vetem qe ka hequr dore prej tij, por rrezikon seriozisht edhe kualifikimin ne Europe permes kampionatit dhe po ashtu edhe kalimin ne finalen e kupes.
Por pavaresisht zhgenjimit te brendshem, tifozet e Vllaznise serish besojne tek kualifikimi i saj neser. Nje gje e tille konstatohet edhe ne sondazhin e organizuar se fundi nga “Shkodra Sport”.
Siç mund ta shikoni edhe me poshte permes fotos se tij, kane votuar 609 vete dhe shumica e tyre, plot 62 % jane te mendimit se Vllaznia do te kualifikohet neser ndaj Egnatias dhe do te shkoje ne finale.
Nderkohe 38 % jane pesimiste dhe kane votuar “JO” per kualifikimin, çka do te thote se nuk besojne. Megjithate e rendesishme eshte qe shumica e tifozeve vazhdojne te besojne tek skuadra e tyre dhe kjo eshte diçka shume pozitive./SHKODRA-SPORT.COM/