Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës dhe njëkohësisht i Lacios, Valon Berisha ka treguar respekt dhe falënderim për të gjithë qe e kanë votuar për lojtarin më të mirë të muajt tetor.

Valon Berisha është shpallur lojtari i muajit tetor për Lacion, pasi ishte lojtari më i votuar, duke grumbulluar 12,224 vota.

“Faleminderit të gjithëve që më keni votuar si lojtari më i mirë i muajit Tetor, e vlerësoj shumë këtë çmim”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Kujtojmë se Valon Berisha shkoi te Lacio në këtë verë nga klubi austriak, Salcburg.