Eva Murati, moderatorja e emisionit sportiv kushtuar Champions League, ka zbuluar edhe skuadrën e zemrës në Shqipëri.

Vetë Murati ka postuar disa foto në Instagram, ku duket në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit, teksa qëndron në tribunën VIP, edhe me shallin e “demave”, veshur në qafë.

“Duke përshëndetur skuadrën më të mirë të Super Ligës, Partizanin. Nuk kam qenë në stadium për ca kohë, e shijova shumë.” – shkruan Murati në Instagram.

Më parë, ajo pati deklaruar se në Europë, bënte tifo për ekipin e Juventusit.