Kombëtarja shqiptare e futbollit fillon përgatitjet për dy miqësoret që do të luaj me Spanjën në Barcelonë dhe me Gjeorgjinë në “Air Albania”. Duket se FSHF i ka ftesat për lojtarët gati dhe i pari që e ka marrë është sulmuesi i Specias Rei Manaj.

Manaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë me skuadrën italiane këtë sezon, i cili është bërë një titullar i padiskutueshëm.

Duket se një pjesë të sulmit, Edi Reja mendon t’ia besojë pikërisht 25-vjeçarit, i cili pasi të luaj sfidën e fundjavës me Sasuolon, do të niset menjëherë për të qenë nën urdhrat e teknikut italian.

Futbollisti tjeter qe mendohet te kete nje ftese per keto miqesore eshte edhe Kristian Asllani megjithate duhet pritur shpallja e listes nga Reja per ta mesuar kete gje.