Largimi i trajnerit Thomas Brdariç nga pankina e Vllaznise duket se ka ardhur si “rrufe ne qiell te hapur”, por ne klubin shkodran e kane menduar mire kete levizje.

Burime prane tij bejne te ditur se eshte analizuar me hollesi e gjithe situata e krijuar dhe zgjidhja me e mire e mundshme eshte menduar largimi i trajnerit qe nuk kishte se çfare t’i jepte me shume skuadres.

Nderkohe nga neser, ajo tashme do te nise punen nen drejtimin e Elvis Plorit, njeriut qe ka pritur gjate kete moment per te drejtuar skuadren e qytetit te tij te lindjes dhe ky moment tashme ka ardhur.

Por nderkohe, “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive nga burime brenda skuadres ka mesuar se krahu i djathte i Plorit tani e tutje do te jete nje emer shume i njohur.

Behet fjale per Auron Milotin. Ish- futbollisti i Vllaznise ka kryer rolin e skautit prane klubit, por nga neser do te veshe tutat e stervitjes dhe do te punojne bashke me Plorin per te arritur objektivat sezonale te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/