...
HomeFUTBOLLFSHF ftesë shkodranëve për të mbështetur kombëtaren në "Loro Boriçi"

FSHF ftesë shkodranëve për të mbështetur kombëtaren në “Loro Boriçi”

Ndeshja me Skocinë që do të luhet mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, nuk ka ngjallur atë interesim që kanë patur ndeshjet e tjera që kombëtarja shqiptare ka luajtur në këtë qytet.

Ndoshta periudha jo e mirë e kuqezinjve tanë kohët e fundit ka ndikuar në këtë mes. Jo më kot edhe numri i biletave të shitura deri më sot nuk ka qenë i lartë.

Pikërisht për të gjitha këto arsye, FSHF ka menduar një zgjidhje tjetër për t’u kërkuar shkodranëve të mbështesin ekipin tonë përfaqësues në këtë takim.

Prej dy ditësh nëpër rrugët e Shkodrës qarkullon kjo makinë reklamash, e cila u tregon shkodranëve se duhet të jenë në stadium mbrëmjen e së shtunës për të mbështetur djemtë e Panuçit.

Sesa efekt do ketë kjo gjë, mbetet për t’u parë. Biletat kane qene prej ditesh ne shitje ne sportel por edhe online megjithate deri me sot nuk ka patur shume interesim.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.