Sherr në ligat e ulëta në Itali dhe protagonistë janë shqiptarë, të cilët luajnë për ekipin e Arbërisë.

Takimi Postal-Arbëria përfundoi në barazim 1-1 dhe sikurse raportohet nga “RTTR ALTO ADIGE”, gjithçka nisi për shkak të kontestimeve ndaj arbitrit.

Minutat shtesë, plot 13, nuk janë pranuar nga lojtarët e Arbërisë, ndërkohë që më pas kanë nisur grushtet dhe shkelmat mes futbollistëve të të dy ekipeve.

Pamjet janë të qarta, ndërkohë që presidenti i Arbërisë, Issuf Camemam ka kërkuar falje për situatën e krijuar.

Për të ndërprerë sherrin është dashur ndërhyrja e karabinierëve, të cilët do të shohin pamjet e sherrit dhe do të nisin identifikimin e shkaktarëve të gjithë asaj rrëmuje pas ndeshjes. Normalisht do të merren edhe masa mbi gjithçka ka ndodhur. /abcnews.al