Vllaznia vijon përgatitjet për takimet e radhës ndaj Flamurtarit dhe Teutës.Grupi është i plotë përveç dy dëmtimeve të deklaruara, Latifi dhe Boshnjaku. Keto te dy jane ende ne fazen e rikuperimit dhe jane duke zhvilluar terapi.

I vetmi nga të dëmtuarit që pritet të kthehet deri në ndeshjen ndaj Teutës është Darko Bulatoviç. Mbrojtësi edhe dje është stërvitur diferencuar nga ekipi me vrapim rreth fushës.

Ndërsa nga ana e vet ekipi ka zhvilluar disa ushtrime dhe sprinte të shumta. Shpresat jane qe javen e ardhshme kontigjenti i lojtareve ne dispozicion te trajnerit Josa te jete me i plote.

Vllaznia do te jete e fokusuar fillimisht tek ndeshja e se henes per kupe ndaj Flamurtarit ku duhet bere shume kujdes dhe me pas do te nisin pergatitjet per ndeshjen e kampionatit ndaj Teutes.