Milani humbi 2-0 me Spezian në transfertë, për javën e 35-të në Serie A. Kjo humbje nuk është kapërdirë nga tifozët e Milanit, që kanë kërkuar llogari nga trajneri Pioli dhe futbollistët.

Pas ndeshjes, ultrasit kanë vendosur në radhë ekipin dhe duket se i kanë kërkuar që të mbajnë përgjegjësi për situatën.

Gjithçka ndodh para ndeshjes së kthimit kundër Interit në Champions League, me gjysmëfinalen e parë që u humb nga Milani 0-2.