Gennaro Gattuso duket se e ka piketuar me patjetër mbrojtësin shkodran të Kombëtares, Elseid Hysaj, si përforcimin e rradhës në mbrojtje. Klubi spanjoll është gati t’i bëjë Lazios një ofertë prej 5-milionë eurosh për kartonin e 28-vjeçarit.

Kështu, sipas raportimeve nga “Il Messagero”, në ditët e fundit ka pasur të tjera bisedime mes Valencias dhe Lacios për Hysajn, me klubin spanjoll që është gati të plotësojë pritshmëritë e italianëve me një ofertë prej 5-milionë euro.

Në rast se, oferta do të formalizohej, atëherë Lazio me shumë mundësi do t’i hapte rrugën mbrojtësit shkodran të Kombëtares për një aventurë të re në La Liga. Në fakt, sipas “La Repubblica”, Hysaj dhe klubi spanjoll kanë gjetur akordin për rrogën dhe janë dakord për transferimin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Hysaj u transferua verën e kaluar te klubi kryeqyetetas si futbollist i lirë pasi largimit nga Napolit, për t’iu bashkuar ish-trajnerit të tij, Maurizio Sarri. Edhe pse e nisi sezonin si titullar, paraqitjet e Hysajt nuk ishin në nivelin e duhur, gjë që e detyroi trajnerin Sarri ta ulte në stol për pjesën tjetër të sezonit.
Maringlen ZHIVANI