Per skuadren shkodrane te ketij sezoni, lojen e saj dhe emocionet qe ajo dhuron, po flasin mire shume specialiste te futbollit shqiptar, te cilet nuk hezitojne ta shprehin kete gje edhe ne deklaratat e tyre.

Njeri prej tyre eshte Gerd Haxhiu i cili është i kënaqur nga paraqitja e Vllaznisë që ka parë ai deri më tani në këtë fazë të kampionatit.

Ish-futbollisti dhe tashmë trajner futbolli, ka qenë i ftuar në “Rubrika Sportive” në “RTSH” dhe gjatë emisionit, ka deklaruar se me sa është parë nga skuadra shkodrane, Vllaznia duket se është ende në lojë për misionin titull.

“Të jem i sinqertë, këtë ndeshje e kisha parashikuar të fitonte Vllaznia. Vllaznia mua më pëlqen si skuadër, duke iu referuar edhe superndeshjes që bëri kundër Tiranës.

Fatmirësisht, për ata humbi edhe Tirana. Në këtë ndeshje u prishën ekuilibrat në fushë dhe nuk flitej më për taktikë pastaj, pas daljes me të kuqe”,-tha në prononcimin e tij, trajneri i futbollit, Gerd Haxhiu.
Maringlen ZHIVANI