Gjermanët mbesin vërtetë të veçantë. Në të gjitha drejtimet. Në futboll padyshim që janë një “perandori” e cila është krijuar prej shumë e shumë vitesh dhe vazhdon të jetë në elitën e futbollit botëror. Por ata, së fundi kanë nisur një tjetër projekt. Duke folur në konferencën e analistëve të futbollit të Frankfurt, Oliver Bierhoff e përshkroi akademinë e re të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) si “projektin e shekullit”, së cilës nuk do t’i mungojë asgjë.

DFB-ja ka ndarë një buxhet prej 110 milionë eurosh për këtë akademi me bazë në Frankfurt, ndërtimi i së cilës do të fillojë vitin tjetër. Federata po shpreson se akademia e re do të jetë në gjendje të përballet me shumë çështje të futbollit për të cilat klubet nuk kanë kohë dhe burimet e duhura. “Do të jetë një akademi e jashtëzakonshme dhe e para që do të bëjë revolucion total në futboll. Ky projekt për mua ka një rëndësi të madhe dhe për këtë arsye e vlerësoj si projekt të shekullit”, ka insistuar Bierhoff.

Koha digjitale

Të dhënat janë pjesë e futbollit modern dhe shumica i shohin të dhënat si çelës i suksesit. Në mesin e atyre që vlerëson lart të dhënat është edhe seleksionuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Joachim Loew