Gjermania nuk ka arritur për asnjë moment të shijojë klasin e sulmuesit të Dortmund, Marco Reus. Problemet e tij fizike kanë bërë që ai të mos jetë i pranishëm në 4 nga eventët madhorë që kombëtarja merr pjesë.

Sulmuesi gjerman ishte i projektuar që të ishte pjesë e Katar 2022 me Pancerat, por që do ta humbasë për shkak të problemeve të shumta fizike.

Kjo nuk është asgjë e re, por vlen të theksohet se sulmuesi dhe kapiteni i Borussia Dortmund është një mungesë e madhe për nga eksperienca e madhe që ka.

Shoku i tij i ekipit Youssoufa Moukoko, do të jetë zëvendësuesi i 33 vjeçarit. 17 vjeçari Moukoko do të jetë debutues në një event të tillë me Gjermanin./newsport/