Është mbyllur një tjetër mbrëmje me mjaftë sfida interesante në Nations League me të katërta sfidat e Ligës A që janë mbyllur në barazim. Kështu, sfida më interesante midis Anglisë dhe Italisë është mbyllur në një barazim pa gola, me të dyja ekipet që provuan shumë, por pa sukses. Anglia vazhdon ende mos të ketë asnjë fitore në këtë edicion të Nations League.

Asnjë fitore nuk ka ende në këtë edicion edhe për Gjermaninë që është ndalur në shifrat 1-1 përballë Hungarisë. Golit të Nagyt iu përgjigj Hofmann duke bërë të dyja ekipet të ndajnë nga 1 pikë. Në grupin 3 Italia qëndron në krye me 5 pikë, e ndjekur nga Hungaria me 4, Gjermania me 3 dhe Anglia me 2.

Holanda ka arritur të dalë me një pikë nga sfida përballë Polonisë edhe pse e pa veten në disavantazhin e dy golave. Cash dhe Zielinski i dhanë epërsinë e dyfishtë Polonisë përpara se Klassen dhe Dumfries të barazonin gjithçka. Holanda kishte edhe një shans të artë për të fituar në fundin e ndeshjes, por Memphis Depay shpërdoroi një 11-metërsh.

Po në të njëjtin grup Belgjika barazoi 1-1 me Uellsin. Kështu, në grupin 4 Holanda kryeson me 7 pikë, ndjekur nga Belgjika dhe Polonia me 4 ndërsa Uellsi ka vetëm 1 pikë.

Në Ligën B, Ukraina ka shkëlqyer pasi mposhti me rezultatin 3-0 Armeninë dhe mban kryesimin e grupi me pikë të plota, 6. Po në të njëjtin grup Irlanda mposhti Skocinë me rezultatin 3-0 duke marrë vendin e dytë me tre pikë, po aq sa dy ekipet e tjera Skocia dhe Armenia.

Bosnja barazoi 1-1 në transfertë me Malin e zi dhe qëndron në krye të grupit 3 me 5 pikë. Rumania në ndeshjen tjetër mposhti minimalisht Finlanden me rezultatin 1-0.

Në Ligën C, Turqia mposhti 2-0 Luksemburgun, ndërsa Ishujt Faraoe mposhtën me rezultatin e ngushtë 2-1 Lituaninë. Kështu grupin 1 e kryeson Turqia me 9 pikë, që ndiqet nga Luksemburgu me 6 dhe Ishujt Faraoe me 3. Në fund qëndron Lituania që nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë. /oversport