Klubi i Vllaznisë do të ketë ditën e sotme një komunikatë zyrtare për merkaton. “Shkodra Sport” ka mësuar se që nga sot, mund të ketë zyrtarizime dhe afrime të reja në ekipin shkodran.

Një gjë të tillë e ka konfimuar edhe vetë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, përmes një komunikimi me “Shkodra Sport”, teksa tha se që nga sot do të ketë njoftime zyrtare rreth ekipit shkodran.

Megjithatë për të saktësuar gjithçka, do të jetë dita e sotme ajo që mbetet për t’u parë çdo gjë rreth njoftimeve zyrtare dhe afrimeve të para të Vllaznisë në merkaton e verës.

Të paktën nga sa është thënë, zyrtarizimi i parë mund të jetë firma me mesfushorin Lorik Boshnjaku, por nuk përjashtohet edhe ndonjë tjetër. Për të mêsuar më shumë, duhet pritur edhe pak orë.

Maringlen ZHIVANI