Kastrioti arriti të fitonte dje kundër Vllaznisë në transfertë me rezultatin 2-1. Skuadra krutane e drejtuar nga trajneri Emiliano Çela iu fal Edon Hasanit, mesfushorit që prej dy vitesh nuk arriti të ngjitej në nivelet që jemi mësuar ta shohim për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, periudha e riaftësimit 1-vjeçare ka shkuar me sukses dhe tashmë Hasani po kalon një formë të mirë. 2 gola të realizuar kundër ekipit ku ai është formuar.

Pas ndeshjes së djeshme, shkodrani ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar golat e tij. “Pas vështirësisë, vjen lehtësimi”, shkruan ai duke treguar momentin pozitiv që po kalon me fanelën krutane.

Ne Shkoder ne fakt, Hasani ka marre edhe duatrokitje ne ndeshjen e djeshme, por edhe sharje e ofendime ne rastin e zevendesimit, te cilat ai ne fakt i marre me sportivitet. Ta kete patur per kete gje, ai postim? Kushedi…