“Say no to racism”, kjo është shprehja më e dëgjuar dhe hasur në futboll që në shqip do të thotë qartë: “Thua Jo racizmit”. Kjo thirrje i bëhet shpesh tifozëve që në shkallët e stadiumit bëjnë dallim ngjyrash mes atyre 22 “aktorëve” në fushën e blertë.

Një rast skandaloz shfaqet në “bilbilin” shqiptar, konkretisht nga një arbitër femër e kolegjiumit të Tiranës. Bëhet fjalë për Erinda Kumen, gjyqtare anësore që arbitroi dje në ndeshje miqësore mes Ganës dhe Kenias përfunduar me rezultatin 3-1.

Ajo, pa iu “dridhur” aspak qerpiku ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet pas ndeshjes së djeshme së bashku me futbollistët e përfaqësueses së Kenias. “Unë dhe 11 bjonde”, shkruan Kume me të tallur duke harruar se në fushën e blertë të gjithë janë të barabaratë dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë klasifikim ngjyrash.

Me siguri FIFA do të veprojë pasi reagime të tilla janë të patolerueshme, për më tepër nga ata/ato që janë të deleguar për të ndarë vetëm drejtësi në fushën e blertë. Kujtojmë që kjo sfidë është luajtur në Turqi në kuadër të turneut miqësor “National Women Tournament”. /Newsport/