Sokol Cikalleshi ka gjetur golin e radhës në Ligën e Parë turke, teksa në ndeshjen e cila po luhet në këto momente shqiptari ka zhbllokuar shifrat e sfidës në minutën e 28.

Sulmuesi u tregua i saktë brenda zonës dhe gjeti rrugën e rrjetës duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij, Akisarspor përballë Adana Demirspor. Kjo është rrjeta e shtatë sezonale për 29-vjeçarin, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë për skuadrën e tij.

Nëse ndeshja përfundon me fitoren e Akisarspor, atëherë do ishte një trepikësh me shumë vlera përballë një kundërshtari direkt në objektivin për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk.

Aktualisht, skuadra e Cikalleshit renditet në vendin e katërt të kampionatit dhe i duhet të luajë play off. /VipSport/