...
HomeKRYESORE'Godet' Ismet Munishi: Mario Mitaj është më i mirë se Silvinjo mbrojtës...

‘Godet’ Ismet Munishi: Mario Mitaj është më i mirë se Silvinjo mbrojtës i majtë

Trajneri i njohur Ismet Munishi ka lavderuar se tepermi suksesin e kombetares shqiptare qe u kualifikua per te dyten here ne Kampionatin Europian. Ne nje interviste per emisionin “Koha Shtese” ai eshte ndalur edhe tek mbrojtesi i majte Mario Mitaj per te cilin tha se ka nje simpati te veçante.

“Mitaj? Më ka befasuar shumë si lojtar se nuk e kam ndjekur më para. Nuk e kam ndjekur as te ekipi i tij në Rusi. Është një lojtar fantastik, por nuk i jap shumë meritë Silvinjos për të se ka luajtur në vendin e Mitajt dhe ia ka njohur menjëherë kualitetin, meritë ka te Asani. (qesh).

Në fakt, unë kam parë edhe Silvinjon si lojtar, por Mitaj ia kalon, është më i mirë (qesh). Të bëhet xheloz Silvinjo për Mitajn? Jo, Silvinjo e ka mbytur prej kohësh futbollistin brenda vetes, ai krenohet me lojtarët e tij tani”, tha Munishi.

Ai ka folur njekohesisht ehde per shortin e ardhshem kur eshte shprehur: ““Unë nuk dua në shortin e Europianit vetëm Anglinë dhe Francën. Vetëm këta nuk i dua se kanë shumë cilësi në ekip.

Me të tjerët mund të konkurrojmë, Spanja nuk është mirë, Italia nuk është mirë, Gjermania nuk është mirë. Nuk do i doja, dhënë Zoti që të shkojmë deri në fazën çerekfinale apo gjysmëfinale”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.