Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist absolut i La Liga 2 me golat e tij dhe me asistet.

Pas ndeshjes së sotme ndaj Albacetes, shifrat flasin për 20 gola dhe 4 asiste në këtë kampionat për sulmuesin shqiptar. Statistika mbresëlënëse, të cilat po shtyjnë Granadan drejt ngjitjes në La Liga.

Sot, ai ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 në transfertë, pasi fillimisht shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij, ndërsa më pas dha edhe asistin për rezultatin e përkohshëm 2-0.

Vazhdon të jetë vendimtar edhe pse prek pak herë topin, ndërsa edhe si gjahtar zone, kthehet në mbrojtje.

Për paraqitjen e tij sot, “SOFASCORE” ka vlerësuar lojtarin me notën 7,6 për atë që dha në fushë deri në minutën e 79, kur ai u largua nga fusha për zgjedhje taktike të trajnerit dhe për të marrë duartrokitjet e merituara nga tifozët.