Gabriel Barbosa ishte protagonisti i ndeshjes së sotëm të Kukësit, pasi sulmuesi brazilian shënoi golin e barazimit 1-1 në shtesë.

Një dhuratë për ditëlindjen e tij të 24-t, të cilën e festoi dje, por vetë futbollisti është mallëngjyer ku është pyetur rreth kësaj dhurate.

“Është e mirë, por dhurata më e mirë për mua, është nëse do të kisha familjen time këtu. Ky moment është i vështirë. Dje klubi dhe lojtarët erdhën dhe ishim bashkë, por…”, tha fillimisht lojtari para kamerave të “Oversport” teksa nuk mbajti dot lotët.

“Më vjen keq. Kur flas për familjen time është e vështirë. Por unë punoj, e bëj këtë për ta dhe tani jam mirë”, tha më pas lojtari i Kukësit.