Nga Endri ÇINARI

Ditën e djeshme Vllaznia u-21 u ndal në një barazim në shifrat spektakolare 3-3 kundër Bylis. Shkodranët pavarësisht se kryesonin 3-1, nuk arritën të merrnin pikët e plota në fund të 90 minutave. Kjo ndoshta edhe si pasojë e fatit ku goli i barazimit nga ana e ballshiotëve edhe në minutat shtesë të takimit. Pas këtij barazimi, Vllaznia ndodhet në vendin e 5-të me 26 pikë.

E ndërsa kampionatin e kryeson pikërish Bylis me 42 pikë të grumbulluara deri më tani. Për tu kthyer sërish tek takimi i djeshëm, me ekipin u-21 të Vllaznisë ra në sy aktivizimi i disa lojtarëve të ekipit të parë. Futbollistë të cilët nuk kanë pasur minutat e duhura në kampionat dhe janë shfrytëzuar për të treguar cilësitë e tyre në përballjen ndaj mallakastriotëve.

Dhe performanca e tyre nuk zhgënjeu sepse të gjithë golat erdhën nga futbollistët e ekipit të parë. Fillimisht do ishte mbrojtësi i majtë, Yago i afruar në merkaton e janarit. Që do shënonte nga një goditje dënimi në minutën e 7-të. Në minutën e 51-të rrjetën do e gjente edhe Antonio Delaj. E ndërsa 9 minuta pas sulmuesit do shënonte edhe Ajdareviç. Edhe ky mesfushor i afruar në janar në rradhët e kuqebluve.

Sinjale pozitive këto nga disa lojtarë që mund të jenë të rëndësishëm në këto dy muaj të fundit të kampionatit. Ku ndeshjet do jenë më të shpeshta dhe do nevojitet edhe rotacioni në skuadër. Kjo edhe për të shmangur dëmtimet nga mbingarkesa që mund të kenë ndeshjet. Dhe me Vllazninë që është në garë si në kampionat edhe kupë, forma e çdo futbollisti është shumë e rëndësishme./www.shkodrasport.com/