Vllaznia U21 e ka nisur me fitore vitin 2024. Ne ndeshjen e pare te ketij viti, ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Elbasanit ne fushen e ketij te fundit.

Ka qene mesfushori 17 vjeçar Ehren Hoxha ai qe do te zhbllokonte shifrat duke shenuar golin e pare te ndeshjes ne minuten e 35-te dhe duke kaluar ne avantazh Vllaznia U21. Me rezultatin 1-0 ne favorin e saj do te mbyllej kjo pjese.

E dyta nis serish me gol, por kete here jane vendasit te cilet barazuan shifrat me ane te futbollistit Hida. Por ky rezultat do te zgjaste vetem 7 minuta sepse ne te 58-ten ka qene sulmuesi Kevin Dodaj, ai qe do te shenonte golin e dyte dhe te fitores per ekipin shkodran.

Nga minuta e 71-te nderkohe Vllaznia U21 ka luajtur me 10 futbolliste sepse Maliqi u ndeshku me karton te kuq, por ajo ka arritur te rezistoje dhe si rrjedhoje e ka fituar kete ndeshje me rezultatin e ngushte 2-1. Kjo eshte fitorja e dyte rradhazi per kuqeblute e drejtuar nga trajneri Borshi, te cilet jane ngjitur ne kuoten e 19 pikeve, duke mbajtur per momentin e gjashte te renditjes, por duke qene vetem dy pike larg vendit te trete./SHKODRA-SPORT.COM/


AF ELBASANI U21- VLLAZNIA U21 1-2

Golat: Hida 51’/ Ehren Hoxha 35′, Kevin Dodaj 58′

VLLAZNIA U21: Bunjaj, Moleci, Curri, Ramja, Jahaj, Çela, Muhaj, Hoxha, Maliqi, Muliu, Dodaj. Trajner: Ergi Borshi. U aktivizuan edhe Zymeri dhe Hyseni.