Futbollisti shkodran Roland Shkreli ka rezultuar pasditën e sotme shumë vendimtar për skuadrën e tij të Orikut.

Ai ka shënuar golin e barazimit në minutat e fundit të ndeshjes dhe i ka dhënë në këtë mënyrë barazimin ekipit të tij. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Roland Shkreli tregohet vendimtar me golat e tij tek Oriku.

Sa i takon takimit në mes Orikut dhe Labërisë, ai ka qenë shumë i luftuar, teksa këtë e tregon edhe fakti që gjyqtari ka nxjerrë nga xhepi shumë herë kartonin e verdhë. Labëria shënoi në pjesën e parë me Kamberaj.

Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes, ka qenë pikërisht Roland Shkreli, ai që ka shënuar, teksa me këtë gol i dha barazimin ekipit të tij.

Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja është mbyllur me barazimin 1-1, me Orikun që i falet në këtë mënyrë golit të shënuar nga futbollisti shkodran.

Kujtojmë që, Shkreli është rritur tek Ada, teksa më pas ka firmosur me Bylisin dhe tashmë luan tek Oriku. Ndërkohë, pjesë e këtij ekipi është edhe një shkodran tjetër, siç është mesfushori Suad Bega, teksa ky i fundit e nisi këtë ndeshje si titullar, duke bërë mirë si zakonisht me paraqitjet e tij.