Antoine Griezmann ka dhënë një intervistë së fundmi dhe flet për rikthimin tek Atletico Madrid, kalimin te Barcelona dhe për dyshen Benzema-Mbappe, që shikohen si dyshja kryesore e sulmit të kombëtares së Francës.

“Isha shumë i shqetësuar se si do të më prisnin, por e dija që do të jepja gjithçka në fushën e lojës. Deri tani gjithçka është shumë mirë. Mendoj se këtu më duan për atë që jam dhe kjo është diçka perfekte për të gjithë. Është e vërtetë që kam një trajner që beson tek unë, një klub që beson tek unë. Bashkëshortja është e lumtur, fëmijët të gëzuar. Jam i kënaqur si brenda dhe jashtë fushës”.

“Kalimi te Barcelona? Isha shumë i lumtur që po shkoja aty dhe shokët e skuadrës ishin të jashtëzakonshëm. Mësova shumë prej trajnerëve, edhe pse në shumë raste nuk kam luajtur. Por nuk ishte katastrofë, sepse i kam shënuar gjithmonë 20 gola në sezon. Është krenari që luajta te Barcelona”.

“Nuk jam fare xheloz nëse shënojnë Benzema dhe Mbappe. Kështu fitojmë ndeshjet. Kur ata janë mirë, e gjithë skuadra është mirë”, tha Griezmann, kur u ngacmua nëse ndihej xheloz për golat e dyshes Mbappe-Benzema.