Sulmuesi shqiptar Xhakomo Vrioni ka shpërthyer ditën e sotme duke shënuar një tregolësh dhe duke asistuar në fitoren e thellë 5-1 të Tirolit ndaj rivalëve të Volfsbergerit.

Shqiptari hapi siparin e golave në minutën e 26-të, ndërsa asistoi tek goli i dytë i shënuar nga Sabicer vetëm 12 minuta më vonë. Në pjesën e dytë, ishte sërish Vrioni që tundi rrjetën në minutën e 62-të, duke plotësuar tregolëshin 4 minuta nga fundit i lojës.

Në superformë 23-vjeçari që është lënë në harresë totale nga trajneri i Kombëtares Edi Reja. U mendua se Vrioni do të ishte një ndër të grumbulluarit e ri për sfidën ndaj Andorrës për shkak të alternativat e pakta në radhët e kuqezinjve, por shqiptari nuk u thirr për asnjërën nga grumbullimet.

Vrioni ka qenë vendimtar në 4 ndeshjet e fundit të Tirolit duke shënuar 6 herë dhe duke dhënë 1 asist.